Aplikacion
Një grua ka tentuar të kapërcejë gardhin rrethues të SPAK pasditen e sotme, për të hyrë brenda institucionit.
Qytetarja me origjinë nga Laçi është ngjitur mbi kangjellat metalike.
Teksa ngjitej, ajo deklaronte: “Nuk ka burrë të më ndalë”. Ndërkohë, efektivët e policisë i kërkuan të zbriste poshtë.
Kur ajo kaloi kangjellat, efektivët e ndaluan dhe e larguan nga zona pa lejuar përshkallëzimin e situatës.
Më pas, ajo ka folur për mediat, duke shpjeguar se veprimi i saj lidhet me një konflikt të gjatë për pronësinë e një objekti. Sipas saj, ajo disponon dokumentacion të rregullt dhe vendime gjyqësore që e njohin si pronare, por pretendon se këto nuk janë zbatuar.
Për këtë arsye, ajo është drejtuar sot tek SPAK, duke kërkuar hetim të plotë dhe rikthimin e të drejtave që pretendon se i janë shkelur.