zoom

Aktualitet

FOTOLAJM/ Nga Albano Bogdo te Eranda Libohova e Balina Bodinaku, VIP-at dalin në protestën para kryeministrisë

FOTOLAJM/ Nga Albano Bogdo te Eranda Libohova e Balina Bodinaku, VIP-at dalin në protestën para kryeministrisë

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn sot në ditën e saj të 49-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet.

Tashmë kjo protestë ka marrë mbështetje nga ylli i muzikës pop Dua Lipa, e ndërkohë VIP-at shqiptar vijojnë të jenë në shesh çdo ditë.

IRGEN ÇELA DHE ALBANO BOGDO

albano bogdo irgen cela (2)

Por për një kauzë kaq të rëndësishme, duket se dy aktorët e humorit kanë hequr dorë nga humori për t’u bashkuar në protestë me qytetarët e tjerë. Në krye të protestuesve, Albano dhe Irgeni duket se këtë herë nuk e kanë pasur aspak me shaka angazhimin e tyre.

albano bogdo irgen cela (4)

KLAJDI MUSABELLIU

Këngëtari e ka shprehur hapur pakënaqësinë që ka me pushtetin. Kur ishte pjesë e reality show, ai folur hapur sesi kishte humbur punën dhe ishte lënë në varfëri. E tashmë që protesta vijon, artisti nuk ka sesi mos ti bashkohet, për të ngritur zërin për padrejtësitë që i janë bërë atij, por edhe shqiptarëve të tjerë.

Klajdi musabelliu protesta

Këngëtari është parë në krye të protestës, duke marshuar së bashku me qytetarët e tjerë, në atë që prej më shumë se 6 javësh ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

ERANDA LIBOHOVA

Këngëtarja e njohur ka preferuar që të jetë e fokusuar vetëm tek karriera e saj. Prej vitesh, Eranda Libohova ka preferuar të mos prononcohet për çështje të tjera që prekin vendin tonë. Por kur bëhet fjalë për një kauzë të tillë kaq të rëndësishme, edhe Eranda nuk ka sesi të mungojë në shesh.

eranda libogova proteste (2)

Artistja është shfaqur mes protestuesve, duke mos e fshehur aspak edhe pankartën që mbante në duar. “Aman mos u dorëhiq, se do marrim kilet e humbura nga marshimet”, shkruante letra që mbante në dorë këngëtarja.

eranda libogova proteste (1)

BALINA BODINAKU

balina bodinaku proteste (3)

Bodinaku i është bashkuar thirrjeve në kor: “Rama jepe dorëheqjen”, duke motivuar kështu edhe protestuesit e tjerë.

NIKOL

nikol proteste (2)

ERKAND QERIMAJ

JONIDA MALIQI

Postime të lidhura