Aplikacion
Pas përfundimit të mbledhjes së 21-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) në Strasburg, disa deputetë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, mes tyre Taulant Balla, Evis Kushi, Pirro Vengu, Arbjan Mazniku dhe të tjerë, janë filmuar duke luajtur letra gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit.
Pamjet kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale, pasi publikohen në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të vazhdueshme, shqetësime ekonomike dhe kërkesa të qytetarëve për më shumë përgjegjësi nga qeveria.
Në videon e publikuar, dy shqiptarë që ndodheshin në Strasburg u afrohen zyrtarëve socialistë dhe i pyesin se “me taksat e kujt po qëndrojnë dhe po argëtohen në hotel”. Gjatë momentit dëgjohen edhe thirrje si “Rama burg” dhe “Balla burg”, ndërsa Taulant Balla u përgjigjet me fjalët: “Ju kanë paguar.”
Pamjet tregojnë gjithashtu një moment tensioni gjatë përballjes verbale, ndërsa zyrtarët vijojnë lojën e letrave. Videoja ka nxitur debat mbi sjelljen e përfaqësuesve të mazhorancës gjatë një udhëtimi zyrtar dhe mbi perceptimin që krijohet te qytetarët në një periudhë të ndjeshme politike dhe sociale.