Aplikacion
Një sherr mes dy komshinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja u regjistrua këtë të enjte në lagjen nr. 14, ku një konflikt i hershëm mes palëve u përshkallëzua në dhunë.
Sipas informacioneve paraprake, dy burrat janë përballur pranë banesave të tyre dhe pas një debati për motive të konsideruara banale, situata ka dalë jashtë kontrollit. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur dy herë komshiun.
Autori i dyshuar është identifikuar si Gëzim Ramka, rreth 50 vjeç. Pas ngjarjes ai është larguar drejt banesës së tij, ku më pas është lokalizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë së Korçës. Burime paraprake bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.
I plagosuri, Rigels Janaqi, rreth 40 vjeç, është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore./ Zoom.al
Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në Durrës, gjykata lëshon 12 masa sigurie (EMRAT)