zoom

Aktualitet

Vrasja në Shkodër, flasin të afërmit

Vrasja në Shkodër, flasin të afërmit

Ngjarja tragjike që u regjistrua këtë të enjte në Shkodër ka lënë të shokuar familjarët e Shqefëm dhe Bardhe Ziqit, por edhe banorët e lagjes, të cilët e përshkruajnë çiftin si njerëz të qetë dhe pa probleme me askënd.

Sipas hetimeve paraprake, 62-vjeçari Shqefën Ziqi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziqi, 55 vjeçe. Krimi ndodhi pranë biznesit të familjes, në lagjen “Mark Lula”, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar menjëherë pas ngjarjes.

Familjarët dhe të afërmit shprehen se lajmi i ka tronditur thellësisht, pasi, sipas tyre, çifti kishte një marrëdhënie të qetë dhe nuk kishin dijeni për konflikte apo debate mes tyre.

Kushërira e autorit të dyshuar, Zojë Nika, deklaroi se ngjarja ishte krejtësisht e papritur për familjen dhe komunitetin.

“Ai ka qenë njeri shumë i mirë, po ashtu edhe bashkëshortja e tij. Askush në lagje nuk mund të thotë një fjalë të keqe për të. Na ka tronditur të gjithëve ajo që ndodhi. Kam pasur respekt për të dy dhe nuk kam dëgjuar kurrë të kishin debate apo mosmarrëveshje. Gjithmonë janë dukur si një familje e qetë,” u shpreh ajo.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë./ Zoom.al

Postime të lidhura