zoom

Aktualitet

Policia jep detaje për plagosjen në Shëngjin, kush është i riu që u godit me thikë (EMRI)

Policia jep detaje për plagosjen në Shëngjin, kush është i riu që u godit me thikë (EMRI)

Policia e Lezhës ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen e regjistruar pasditen e kësaj të enjteje, ku një 30-vjeçar mbeti i lënduar pas një sulmi me mjet prerës.

I plagosuri është identifikuar si Renato Leka, i cili, sipas autoriteteve, ka marrë një plagë në dorë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Blutë bëjnë me dije se 30-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 16:20 policia u informua se në spital ishte paraqitur një shtetas me inicialet R. L., i plagosur me thikë. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje dhe në spital janë kryer veprimet e para procedurale.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./ Zoom.al

Postime të lidhura