Aplikacion
Takimi i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Strasburg, u mbyll pa konsensus mes deputetëve socialistë dhe demokratë.
Opozita propozoi rreth 30 amendamente të cilat u refuzuan nga mazhoranca.
Në fund të takimeve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri edhe një reagim në rrjetet sociale. Ai falenderoi eurodeputetët për qëndrimin që sipas tij, ata mbajtën gjatë takimit, duke votuar pro Shqipërisë në BE.
Nga ana tjetër, sipas Ballës, deputetët e opozitës vepruan ndryshe nga eurodeputetët, duke zgjedhur Sali Berishën dhe interesat e tij në vend të Shqipërisë.

Por, Balla harron se në grupin e eurodeputetëve është edhe Fredi Beleri, një figurë e PD, që dikur garonte në zgjedhje nën siglën e kësaj partie, me bindje të djathta politike.

Ironike se si Balla në të njëjtën kohë ironizon deputetët e PD dhe falenderon eurodeputetin, që është aktivizuar në PD dhe e ka përfaqësuar atë parti.
Reagimi i Ballës:
📸 DY FOTO SA 1000 FJALË🤗
Faleminderit të gjithë eurodeputetëve që votuan PRO Shqipërisë në Bashkimin Europian🇦🇱⭐️🇪🇺
Keqardhje për deputetët shqiptarë që në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën hallin e Saliut 🦉🤯/ Zoom.al
Koncerti i Kanye West do paralizojë Tiranën! Policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore