zoom

Aktualitet

Plagoset me thikë i riu në Shëngjin

Plagoset me thikë i riu në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është goditur me thikë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja apo motivet që çuan në konflikt.

I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, por deri tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e autorit dhe sqarimin e dinamikës së ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura