zoom

Lajme

Meri Gjini: Mërkuri në retrogradë hap një cikël të ri, ja cilat shenja ndikohen më shumë

Meri Gjini: Mërkuri në retrogradë hap një cikël të ri, ja cilat shenja ndikohen më shumë

Astrologia Meri Gjini ka ndarë parashikimin e fundit astrologjik, duke theksuar se lëvizjet planetare të ditëve në vijim do të sjellin ndryshime të rëndësishme për të gjitha shenjat e horoskopit.

Sipas saj, pozicionimi i Venusit favorizon qartësinë në marrëdhënie, stabilitetin emocional dhe vendimmarrjen, ndërsa ndikimi i Marsit, Plutonit dhe Uranit krijon mundësi për të përballuar më lehtë sfidat e sezonit veror.

Megjithatë, Meri Gjini këshillon kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në qarkullimin rrugor, përdorimin e zjarrit dhe konsumimin e alkoolit, pasi faktorët e papritur mund të jenë më të pranishëm se zakonisht. Ajo thekson gjithashtu se Mërkuri në retrogradë kërkon më shumë mirëkuptim dhe komunikim të qetë, sidomos në marrëdhëniet familjare.

Parashikimi për shenjat:

Dashi – Nis një periudhë më e qetë në punë dhe karrierë. Njohjet e reja deri në mesin e gushtit mund të sjellin mundësi të rëndësishme profesionale.

Demi – Financat dhe çështjet familjare marrin zhvillime pozitive. Ditët në vijim pritet të sjellin lajme të mira që ndikojnë në atmosferën në shtëpi.

Binjakët – Karriera mbetet në plan të parë. Mund të ketë lodhje dhe tensione për shkak të angazhimeve, por rezultatet do të shpërblejnë përpjekjet. Kërkohet kujdes në komunikim.

Gaforrja – Venusi favorizon zgjerimin e rrethit shoqëror dhe krijimin e njohjeve të reja me vlerë.

Luani – Është momenti për të organizuar prioritetet. Ditët e ardhshme mund të sjellin zgjidhje për çështje personale dhe familjare.

Virgjëresha – Një periudhë e favorshme për pajtime, marrëveshje dhe stabilitet financiar. Këshillohet të shmanget analiza e tepërt e situatave.

Peshorja – Fokus te pushimet, pamja personale dhe projektet afatshkurtra. Edhe pse shpenzimet mund të rriten, kënaqësia do të jetë më e madhe.

Akrepi – Favorizohen çështjet ekonomike. Është koha e duhur për të sistemuar detyrimet financiare dhe për të nisur projekte të reja.

Shigjetari – Karriera vazhdon të jetë prioritet. Për disa mund të vijnë lajme pozitive në punë, ndërsa Venusi ndihmon edhe në çështjet e shëndetit dhe shtëpisë.

Bricjapi – Dashuria dhe marrëdhëniet sentimentale marrin një kthesë pozitive. Periudha është e favorshme edhe për stabilitet ekonomik.

Ujori – Duhet shmangur nxitimi dhe aktivitetet me rrezik. Vëmendja përqendrohet te dokumentet, studimet dhe organizimi i jetës personale.

Peshqit – Një periudhë ideale për fejesa, martesa dhe vendime serioze në dashuri. Këshillohet vetëm më shumë kujdes me shpenzimet./ Zoom.al

Postime të lidhura