Aplikacion
Teksa vendi është përfshirë prej 40 ditësh në protesta, një nga mbrojtësit më të zëshëm të investimit në Zvërnec është kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Por duket se Balla ka pësuar një metamorfozë në qëndrimet e tij, pasi në të kaluarën ka qenë kundër investimit në Zvërnec.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet pikërisht Balla në tetor të vitit 2012, kur PS-ja ishte në opozitë, duke dalë hapur kundër investimeve në lagunën e Nartës.
Në atë kohë, politikani i lartë socialist hidhte akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Arben Imami, duke pretenduar se po shitej territori, ndërsa sot qeveria e së njëjtës forcë politike synon t’ia japë për investim dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner.
“Kodra përballë bën pjesë në pronat e ushtrisë shqiptare, të cilën Arben Mami po e përgatit edhe këtë për ta shitur. Bëhet fjalë për ish-artilerinë bregdetare, që shtrihet nga Pusi i Mezinit në Vlorë, në drejtim të Nartës dhe Zvërnecit, me një sipërfaqe prej 290.300 m².
Për këtë pronë, Arben Mami ka nisur procedurat e shitjes, por në qeverisjen e drejtuar nga Sali Berisha duket se nuk kanë më rëndësi as pronat publike, as deti dhe as zhvillimi i turizmit.
Një qeveri që dikur tentoi të shiste detin dhe nuk ia doli, sot po shet bregdetin”, shprehej atëkohë, Taulant Balla.
Ky është një shembull i qartë se si politikanët shqiptarë ndryshojnë qasje ndaj të njëjtave çështje kur janë në opozitë dhe kur marrin pushtetin.
@nestt788 ♬ original sound – nestt788
Thellohet skandali i dhunës në Fier, një nga policët në lidhje me një nga vajzat e mitura