zoom

Lajme

Balla fyen protestuesit: Nuk na ndalin një grup mbeturinash 

Balla fyen protestuesit: Nuk na ndalin një grup mbeturinash 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para Parlamentit, nga ku protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe.

“Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar.

Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet.

Sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar në këtë moment historik, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që lidhen me anëtarësime që lidhen me BE, ky skenar nuk është i papritur, e kemi parë në vende të tjera. Brenda atij grupi që dhunon e plagos tre punonjë spolicie, gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem i qartë, të mbështes policinë, ti bëhet me dije kujtdo që ngre dorë kundër policisë, do përballet me forcën e policisë”, tha Balla.
 

Postime të lidhura