zoom

Aktualitet

(FOTO) Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër

(FOTO) Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Shkodër, ku një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se u qëllua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në zonën e unazës lindore të qytetit. Viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi, ndërsa autor dyshohet se është bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç.

Dyshohet se pas një konflikti mes çiftit, 62-vjeçari ka përdorur një armë gjahu, duke e qëlluar gruan në oborrin e banesës. Për shkak të plagëve të marra, 55-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, pa mundur të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë ndërhynë dhe vunë në pranga të dyshuarin. Gjithashtu, arma që dyshohet se është përdorur në krim u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet që çuan në këtë krim të rëndë./ Zoom.al

Postime të lidhura