Aplikacion
Një efektiv i Policisë së Shtetit është pezulluar nga detyra pasi, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, krijoi një marrëdhënie të papërshtatshme me një nga vajzat e përfshira në dhunimin e një të miture në Fier.
Hita sqaroi se polici nuk është pezulluar për publikimin e videos së ngjarjes, pasi nga hetimet nuk ka rezultuar se ai e ka nxjerrë atë. Masa disiplinore, sipas tij, është marrë për shkelje të standardeve të Policisë së Shtetit dhe për cenim të rëndë të figurës së punonjësit të policisë.
“Oficeri i policisë i përfshirë në rastin e Fierit nuk është evidentuar se ka nxjerrë videon. Pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardeve dhe cenim të rëndë të figurës së punonjësit të policisë, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprime të kundërligjshme ndaj një të miture tjetër”, deklaroi Hita.
Duke folur për ngjarjen, kreu i Policisë bëri të ditur se hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe se njëra prej vajzave të përfshira në dhunë ishte përsëritëse, ndaj është arrestuar.
Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në Durrës, gjykata lëshon 12 masa sigurie (EMRAT)