Aplikacion
Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit “Pepa Group”, është mes personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti nga SPAK, për goditjen e një grupi të përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas të dhënave, vendimi ndaj tij nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet aktualisht jashtë vendit. Në total, janë firmosur 11 urdhër-arreste nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa aksioni është shoqëruar me kontrolle dhe arrestime në disa zona të vendit, në bashkëpunim me Policia e Shtetit.
Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur se:
“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë se SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të një procedimi penal për krim të organizuar, trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”
Por kush është Mir Pepa?
Biznesmeni është i njohur për lidhjet e tij romantike me vajza të njohura të showbizz. Mir Pepa u vendos në qendër të vëmendjes pasi ish partnerja e tij, Marinela Berisha, me të cilën ka edhe një djalë, së bashku me të motrën Antonela Berisha, goditën me gotë në fytyrë në një restorant në ish-Bllok influenceren Klea Prenga.
Një lidhje intime mes Klea Prengës dhe biznesmenit u bë mollë sherri për një përplasje të fortë midis dy vajzave.
Në shenjë hakmarrje për romancën e Kleas me Mir Pepën, Marinela Berisha së bashku me të motrën kanë shkuar në restorantin ku po darkonte influencerja dhe e kanë goditur në fytyrë me shishe qelqi.
E reja denoncoi dy motrat publikisht dhe në një postim në rrjete sociale shfaqej e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak.

Biznesmen dikur ka qenë në lidhje edhe me motrën e Oriola Marashit. Mir Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.