Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, ku një çiklist mbeti i plagosur pas përplasjes me një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, burri po lëvizte me biçikletë dhe po kalonte në vijat e bardha në momentin kur u godit nga një makinë që po qarkullonte në këtë segment rrugor.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i dëmtuari ka marrë plagë serioze, kryesisht në pjesën e kokës. Kalimtarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe transportoi të plagosurin drejt spitalit, ku ai po merr ndihmë mjekësore.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./ Zoom.al
