Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e së hënës në Divjakë, ku një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Sipas të dhënave paraprake, një 22-vjeçar që drejtonte një motoçikletë ka përplasur një këmbësore në momentin kur ajo po tentonte të kalonte rrugën.
Gruaja, e identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71 vjeçe, ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Drejtuesi i motoçikletës, Leandro Xhillari, 22 vjeç, është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./ Zoom.al


