Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në aksin Lezhë-Milot, duke lënë të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gajush, ku, sipas të dhënave paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave, mes tyre edhe një grua.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit./ Zoom.al
Protesta e 20/ Nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej




