zoom

Aktualitet

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 18:26 në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit të Gjirokastrës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC), magnituda e tërmetit ka qenë 3.6 ballë. Nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Duke qenë se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, retth 5 kilometra, lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë jugun e Shipërisë. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një magnitudë e tillë është e zakonshme dhe nuk paraqet rrezik.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.