zoom

Aktualitet

(EMRI + VIDEO) Kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident në Fier-Lushnjë

(EMRI + VIDEO) Kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident në Fier-Lushnjë

Identifikohet 34-vjeçari që humbi jetën në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Lushnjë, në zonën e Vajkanit.

Sipas burimeve policore, viktimë mbeti Armando Selmanllari.

Ai po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura