Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditën e kësaj të premteje në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura humbën jetën pasi u mbytën në det.
Viktimat janë J. Dajlani, 9 vjeçe, dhe A. Misha, 11 vjeçe, të dyja nga Fushë-Kruja. Sipas informacioneve paraprake, vajzat kishin hyrë në det për t’u larë, por gjatë orëve të mesditës, kur në zonë janë krijuar dallgë më të forta, ato nuk kanë mundur të dalin në breg.
Pas disa minutash kërkimesh nga familjarët dhe pushuesit e tjerë, trupat e tyre janë gjetur pa shenja jete, disa metra larg vendit ku kishin hyrë në ujë.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë plazhi të pamenaxhuar, ku mungojnë kushtet e sigurisë dhe vrojtuesit e plazhit./ Zoom.al
Protesta e 20/ Nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej
