Aplikacion
Një ngjarje tragjike është regjistruar në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Mësohet se viktimat janë dy vajza nga Fushë-Kruja, të moshës 9 dhe 11 vjeç.
Të miturat me iniciale J. D., dhe A. M., janë mbytur teksa po laheshin në det, rreth orës 12:50.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Dhe në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.
Protesta e 20/ Nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej
