zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në autostradën Fier–Lushnjë, humb jetën 34-vjeçari

Aksident tragjik në autostradën Fier–Lushnjë, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident me një viktimë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë zonës së Vajkanit, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, i riu po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, motori ka dalë nga rruga dhe drejtuesi është përplasur në asfalt, duke ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të identifikuar viktimën./ Zoom.al

Postime të lidhura