Aplikacion
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Fier–Libofshë, në afërsi të fshatit Petovë.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një tip “Range Rover” dhe një “Mercedes”, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrën për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.
Për pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit me ndihmën e tre ambulancave që mbërritën në vendngjarje.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al
Ku ndodhet Eglant Koçi? Kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan

