Aplikacion
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Dhërmi.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë përgjatë këtij aksi rrugor.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga stafi mjekësor i spitalit bëjnë me dije se katër të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po vijojnë trajtimin në spital.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet procedurale, si dhe matjet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
