Aplikacion
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq, ku dy persona kanë rënë me motor në një humnerë rreth 15 metra të thellë në anë të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të aksidentuarve është shtetas i huaj. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga humnera.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore.


