Aplikacion
Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi edhe mbrëmjen e së mërkurës me marshimin e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë.
Teksa kolona e protestuesve kalonte në zonën e Shallvareve, ata iu drejtuan me thirrje qytetarëve që ndodheshin në lokale dhe përgjatë rrugës, duke i ftuar t’i bashkoheshin protestës.
“Çohuni nga kafja dhe ejani me ne”, ishte një nga mesazhet që u dëgjua gjatë marshimit.
Me pankarta dhe flamuj në duar, ata vijuan rrugëtimin drejt zonës së Vasil Shantos, në kuadër të protestës së 18-të radhazi të zhvilluar në Tiranë.
Pjesëmarrësit ritheksuan kërkesat e tyre kryesore, duke kërkuar anulimin e projektit të diskutueshëm në Zvërnec, mbrojtjen e zonave natyrore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama./ Zoom.al