Aplikacion
Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i bashkohet protestës së zhvilluar në Tiranë, duke argumentuar se brenda saj ekzistojnë disa agjenda të ndryshme, të cilat sipas tij nuk përfaqësojnë interesin publik dhe në disa raste janë të rrezikshme për vendin.
Përmes një reagim, Braçe theksoi se mbetet pjesë e Partisë Socialiste dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga forca politike ku, sipas tij, ka kontribuar prej më shumë se tre dekadash.
Deputeti nënvizoi se do të vijojë të mbajë qëndrime kritike ndaj partisë dhe qeverisë, duke kërkuar llogari për çështjet që ai mendon se nuk po marrin vëmendjen e duhur. Sipas tij, debatet dhe kundërshtitë duhet të zhvillohen brenda strukturave politike dhe institucioneve.
Braçe deklaroi se nuk e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen në protestë për të shprehur pakënaqësitë apo qëndrimet e tij politike.
Deputeti i Tiranës vlerësoi gjithashtu mandatin e marrë nga qytetarët, duke theksuar se ndihet i detyruar të vazhdojë punën si përfaqësues i tyre në Kuvend dhe në terren.
Reagimi i Braçes:
PERGJIGJE PER TRE GJERA;
Pra;
Askush nuk do ta besonte qe po te ikja nga grupi i PS, do isha i pavarur, edhe ata qe ma shkruajne kete; une jam ne PS prej themelimit, kam milituar ne te per 35 vite, kam jetuar ne te e punuar bashke me, bere beteja aty e prej aty, si socialist, duke mbajtur qendrime e pa qene kurre neutral, domethene i pavarur.
Nderkohe kam bere deputetin, bej deputetin e do vijoj te bej deputetin, jo vetem ne NJESINE 5✋, por ne te gjithe Tiranen. Nuk ka sot njeri ne njesine time qe se di ke ka deputet. Nuk sot njeri ne Tirane qe te mos dije qe une jam deputet i ketij Qarku. Nuk gjen njeri te thote qe deputeti nuk me ka ardhur ne njesi, lagje, bllok, rruge, rrugice, shesh poshte pallatit, qe te thote deputeti nuk me eshte pergjigjur, nuk me ka perfaqesuar ne Kuvend per hallet e shqetesimet e mia apo lagjes. Pra kam bere punen, bej punen, do bej punen, nuk dorehiqem e do respektoj 25 mije njerezit qe votuan e me besuan kete pune.
Ne fund, doemos qe do vijoj ti rri perballe partise time per te verteta qe refuzon ti shohe apo i ka jashte cdo axhende per 1001 arsye, perfshi shperfilljen, perjashtimin apo arrogancen; kam hapesiren e mjaftueshme per ta bere kete pa asnje rezerve sic te shtunen, sy me sy me kryeministrin e qeverine. Pra nuk kam nevoje te jem ne protesten me 7-8 axhenda-disa primitive e shume te rrezikshme per kete vend, por e bej perballe e sy me sy duke qene i pergjegjshem, duke marre e kerkuar pergjegjesi!/ Zoom.al