Aplikacion
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik që ndodhi në autostradë pranë QTU-së pasditen e sotme në Tiranë, ku një person humbi jetën pasi një furgon i linjës së Beratit u përmbys në rrugë
Brataj bëri të ditur se veç viktimës, kanë mbetur të plagosur edhe 12 pasagjerë.
Katër prej të lënduarve po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi mjetin, çka ka bërë që autobusi të dalë nga korsia dhe të përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Barrierat metalike janë çarë dhe kanë depërtuar në trupin e autobusit, duke dëshmuar forcën e madhe të përplasjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë është rënduar për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës./ Zoom.al
Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri