Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus i linjës së Beratit humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, duke u përmbysur në rrugë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy pasagjerë humbën jetën në vend, ndërsa të tjerë janë të bllokuar brenda mjetit.
Ata po ndihmohen nga ekipet e emergjencës për të dalë jashtë dhe për të marrë ndihmën e parë. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore dhe as çfarë u bë shkak për aksidentin e rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga aksidenti tragjik./ Zoom.al
Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri