zoom

Aktualitet

(EMRI) Kush është shoferi i autobusit që humbi jetën në autostradë

(EMRI) Kush është shoferi i autobusit që humbi jetën në autostradë

Identifikohet shoferi 36-vjeçar që humbi jetën në aksidentin tragjik pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë QTU-së.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se viktimë mbeti Redion Hasimi, i cili drejtonte autobusin me pasagjerë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Dyshohet se ai ka pësuar infarkt ndërkohë që ishte në timon. Për pasojë, 36-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa disa pasagjerë mbetën të bllokuar në mjet.

Fillimisht ishte raportuar se viktimat ishin dy, por pas verifikimeve rezultoi se një fëmijë, i cili mbërriti pa shenja jete në një spital privat, u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor.

Policia bëri me dije gjithashtu se numri i të plagosurve është 12. Nga këta, shtatë persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura