zoom

Aktualitet

Aksidenti fatal, pasagjerja: Shoferi bënte lëvizje të çuditshme në timon

Aksidenti fatal, pasagjerja: Shoferi bënte lëvizje të çuditshme në timon

Një pasagjere amerikane që ndodhej në autobusin e linjës Berat–Tiranë ka treguar momentet dramatike të aksidentit të rëndë që ndodhi në autostradën Durrës–Tiranë, ku drejtuesi i mjetit humbi jetën dhe disa pasagjerë u plagosën.

Sipas saj, gjithçka ka ndodhur papritur, por ajo kishte vënë re më herët sjellje të pazakonta të shoferit gjatë drejtimit. Ajo shpjegon se ai nuk dukej në gjendje të mirë dhe herë pas here bënte lëvizje të çrregullta me automjetin, gjë që i kishte tërhequr vëmendjen.

Turistja rrëfen se në momentin kritik ajo ishte e zënë me telefonin, kur papritur autobusi humbi kontrollin dhe u përmbys në rrugë. Sipas saj, goditja ka qenë e menjëhershme dhe ka shkaktuar panik mes pasagjerëve.

“Jam Debora nga Amerika. Isha në Shqipëri për qejf, u kënaqa shumë. Nesër do të kthehem në Amerikë dhe sot po vija në Tiranë. Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys. Ata që ishin ulur në anën e majtë të mjetit morën dëmtime shumë të rënda. Shoferin e pashë që vdiq. Dëmtime të rënda mori edhe djali i ulur pas tij dhe një vajzë. Unë isha ulur në anën e djathtë. Nuk u lëndova. Shumë njerëz nga ndërtesat afër dhe shoferë ndaluan të na ndihmonin”, u shpreh ajo./ Zoom.al

Postime të lidhura