Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Fier-Levan, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë pranë zonës së njohur si Qafa e Koshovicës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesve të tyre.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al
Pas dorëheqjes/ A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?


