zoom

Aktualitet

Moti për të martën, rikthehen reshjet në pjesën më të madhe të vendit

Moti për të martën, rikthehen reshjet në pjesën më të madhe të vendit

Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së martë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, megjithëse në pjesën e dytë të ditës priten ndryshime të motit në disa zona të vendit.

Orët e para të mëngjesit dhe paradites do të karakterizohen nga mot i kthjellët dhe intervale të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin. Megjithatë, nga mesdita e në vijim pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat herë pas here do të jenë të dendura.

Reshje të dobëta shiu parashikohen në një pjesë të madhe të vendit gjatë orëve të pasdites, ndërsa zonat malore do të jenë më të prekura nga shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në Ultësirën Perëndimore priten reshje të pakta dhe lokale, ndërsa zona bregdetare do të mbetet kryesisht pa reshje.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, pa krijuar probleme të veçanta.

Ndërkohë, deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten të qetë deri mesatarisht të trazuar, me valëzim që do të variojë nga 1 deri në 3 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura