Aplikacion
Kjo e diel pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët.
Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, duke sjellë një ditë tipike vere. Në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale do të luhaten në rreth 22 gradë Celsius, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites termometri pritet të ngjitet deri në 36 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje-veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 metrash në sekondë. Në zonat bregdetare pritet një dallgëzim i lehtë deri mesatar, me intensitet nga 1 deri në 3 ballë./ Zoom.al

