Aplikacion
Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me avokatin Kujtim Cakrani, ish-presidenti Ilir Meta duket se është drejt zgjedhjes së një përfaqësuesi të ri ligjor.
Burime pranë paraburgimit 313 bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit avokati Bujar Musta ka zhvilluar takime me Metën në ambientet e institucionit ku ai mbahet i paraburgosur.
Sipas të njëjtave burime, gjatë këtyre takimeve është paraqitur edhe një prokurë përfaqësimi, çka ka shtuar dyshimet se Musta mund të marrë përsipër mbrojtjen ligjore të ish-kreut të shtetit.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse avokati do të përfaqësojë Metën në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.
Ndërkohë, largimi i avokatit Kujtim Cakrani nga mbrojtja e Metës erdhi pas deklaratave publike për humbjen e mirëbesimit mes palëve.
Pritet që situata të qartësohet në seancën e ardhshme gjyqësore, e cila është caktuar të mbahet më 9 korrik në GJKKO, ku mund të konfirmohet edhe përbërja e re e ekipit mbrojtës të Ilir Metës./ Zoom.al