Aplikacion
Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të kryetarit të PL.
Në një prononcim për publikun, avokati Cakrani tha se ishte bashkë me ish-presidentin në momentin kur meta u njoftua për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Avokati shprehu se ish-presidentit Meta iu mbushën sytë me lot, por e mbajti veten teksa shtoi se nuk do kishte patur dëshirë të mos ndodhej aty në atë moment të hidhur.
“Sot isha në ambientet e burgut Jordan Misja, duke biseduar me z.Meta dhe ndërsa diskutonim ai mori vesh lajmin që babai i tij kishte ndërruar jetë. Presidenti e mbati veten, por ishte një lajm i trishtë që të mësosh për vdekjen e njeriut të afërt në ambientet e paraburgimit. Shumë shqiptarëve u ndodh kjo por unë isha prezent kur presidenti e mori lajmin. Ka treguar një dinjitet dhe vetëpërmbajtje që unë e admiroj. Kjo ka qenë dita më e keqe,”- tha Cakrani./ Zoom.al