zoom

Aktualitet

Me leje të SPAK, Ilir Meta merr pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij

Me leje të SPAK, Ilir Meta merr pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Meta është shoqëruar nga forcat e Policisë së Burgjeve gjatë lëvizjes së tij, në kuadër të masave të sigurisë, për të bërë të mundur pjesëmarrjen në ceremoninë familjare.

Ceremonia zhvillohet në vendlindjen e familjes Meta, ku janë mbledhur familjarë, të afërm dhe miq për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Meta është takuar dhe përshëndetur nga të afërm dhe familjarë, të cilët ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Postime të lidhura