zoom

Aktualitet

I ati u nda nga jeta, Ilir Meta del nga qelia dhe shoqërohet drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit

I ati u nda nga jeta, Ilir Meta del nga qelia dhe shoqërohet drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Ish-Presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë e burgut dhe ka udhëtuar drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta.

Policia e burgjeve nxorri nga qelia Ilir Metën rreth orës 07:00 dhe e ka shoqëruar drejt fshatit Çepan ku babai i tij do të prehet.

Babai i ish-Presidentit ndërroi jetë ditën e djeshme, ndërsa Drejtoria e Burgjeve i dha lejen për të marrë pjesë në varrim.

Në një prononcim për publikun, avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se ishte bashkë me ish-presidentin në momentin kur meta u njoftua për ndarjen nga jeta të babait të tij. 

Avokati shprehu se Ilir Metës iu mbushën sytë me lot, por e mbajti veten teksa shtoi se nuk do kishte patur dëshirë të mos ndodhej aty në atë moment të hidhur.

“Sot isha në ambientet e burgut Jordan Misja, duke biseduar me z.Meta dhe ndërsa diskutonim ai mori vesh lajmin që babai i tij kishte ndërruar jetë. Presidenti e mbati veten, por ishte një lajm i trishtë që të mësosh për vdekjen e njeriut të afërt në ambientet e paraburgimit. Shumë shqiptarëve u ndodh kjo por unë isha prezent kur presidenti e mori lajmin. Ka treguar një dinjitet dhe vetëpërmbajtje që unë e admiroj. Kjo ka qenë dita më e keqe,”- tha Cakrani./ Zoom.al

Postime të lidhura