zoom

Lajme

Vendos “Vikingu” Haaland, Norvegjia mund në fund Bregun e Fildishtë

Vendos “Vikingu” Haaland, Norvegjia mund në fund Bregun e Fildishtë

Norvegjia është skuadra e radhës e kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Botërorit, pas triumfit 1-2 ndaj Bregut të Fildishtë.

Sfida e luajtur në Dallas të Teksasit nisi me ritëm të ulët nga skuadrat, teksa takimi u zhbllokua nga Musa në minutën 39’.

Baraspesha u vendos nga Diallo në të 74’, duke sjellë shpresë për “Elefantët”.

Gjithsesi, në minutën e 86’, ishte Erling Haaland i cili shtyu topin drejt rrjetës, duke i sjellë kualifikimin “Vikingëve”.

Me këtë fitore, Norvegjia avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku e pret Brazili, ndërsa Bregu i Fildishtë i thotë lamtumirë Botërorit me kokën lartë.

Postime të lidhura