Aplikacion
Çekia dhe Afrika e Jugut kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Botërorit, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Çekët e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me golin e Sadilak.
Kur dukej se përfaqësuesja europiane do të siguronte fitoren, Afrika e Jugut reagoi në minutat e fundit. Teboho Mokoena riktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi, ekipi i drejtuar nga Miroslav Koubek renditet në vendin e tretë të grupit me 1 pikë, po aq sa Afrika e Jugut, e cila mban vendin e fundit për shkak të golavarazhit.