Aplikacion
Ndërsa tifozët e futbollit në mbarë botën janë përqendruar te Kupa e Botës për Klube, superylli brazilian Neymar ka tërhequr vëmendjen jashtë fushës.
Ikona e futbollit zbuloi se ai dhe partnerja e tij prej kohësh Bruna Biancardi presin një fëmijë tjetër së bashku.
Çifti e ndau lajmin në rrjetet sociale, duke postuar një video të zbulimit të gjinisë së bebit.
“Kemi lajme shumë emocionuese për të ndarë me të gjithë ju”, shkroi Neymar, duke treguar se do bëhet sërish baba i një vajze.

Foshnja do të jetë fëmija i tij i pestë dhe i treti që ka me Bruna Biancardi.
Në pamje, Neymar dhe Bruna shihen të ulur së bashku në bar të veshur me bluza të bardha të njëjta. Me ta ishin edhe vajzat e tyre, Mavie dhe Mel, së bashku me djalin e madh të Neymar, Davi Lucca.

Reagimi i Neymar u bë viral pasi mësoi se do bëhej sërish me vajzë.
“Do të çmendem,” tha ai me entuziazëm përpara se të shtonte me të qeshur, “Do të krijoj një grup dhe që nga sot e tutje ata do të jenë Spice Girls.”

Ardhja e re do t’i shtojë një kapitull tjetër historisë familjare të Neymarit. Fëmija i tij i parë, Davi Lucca, lindi në vitin 2011 nga lidhja e tij me Carolina Dantas. Gjatë viteve, Neymar ka ndarë shpesh momente me të birin, i cili është rritur në qendër të vëmendjes së botës përkrah njërit prej yjeve më të njohur të futbollit.
Neymar dhe Bruna mirëpritën vajzën e tyre Mavie në vitin 2023 dhe më vonë festuan ardhjen në jetë të një vajze tjetër, Mel, në vitin 2025.
Futbollisti është gjithashtu babai i Helenës, e cila lindi në korrik 2024 nga lidhja e tij me modelen Amanda Kimberlly.
Tani, Neymar po përgatitet të bëhet baba i pesë fëmijëve, një rol që ai shpesh e përshkruan si një nga aspektet më të rëndësishme të jetës së tij përtej futbollit.