zoom

Aktualitet

Bido sfidon protestuesit duke u futur mes turmës/ Shoqërohet me polici

Bido sfidon protestuesit duke u futur mes turmës/ Shoqërohet me polici

Deputeti Ardit Bido ka rrezikuar të konfliktohet me protestuesit këtë pasdite, sepse ndryshe nga kolegët e tij që i janë shmangur turmës kur rrethoi Parlamentin, ai ka tentuar të futet përmes tyre në sheshin Fan Noli.

Dukshëm, qytetarët nuk e kanë pranuar dhe kanë thirrur në kor që ai të largohej, nisur edhe nga deklaratat publike të deputetit kundër protestës, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Siç shihet dhe nga pamjet nga episodi i zhvilluar në shëtitore, turma borohoret në kor dhe mes tensioneve efektivët largojnë deputetin.

https://www.instagram.com/reel/DZvKGQRNLgn/?igsh=MWE2b3JueXN6N2FoMQ==

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbetur të bllokuar për disa momente në oborrin e institucionit, pasi protestuesit kanë mësyrë befasisht nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, drejt rrugës “Xhorxh Bush”.

Menjëherë, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë shtuar masat e sigurisë, për të shmangur çdo përplasje të mundshme, ndërsa turma thërriste në kohë “ju erdhi fundi” dhe “jepni dorëheqjen”.

Vlen të theksohet se ky episod është mbyllur pa asnjë përplasje. Kryeministri dhe deputetët janë larguar me shpejtësi me makinat e tyre, duke devijuar nga rrugët ku ishte turma./ Zoom.al

Postime të lidhura