zoom

Aktualitet

Rama nxjerr protestuesit me foto/ Reagime të ashpra në rrjet: Diktaturë! Demokracia në rrezik

Rama nxjerr protestuesit me foto/ Reagime të ashpra në rrjet: Diktaturë! Demokracia në rrezik

Reagimi i kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar me fotografi ku nënkuptohen (të paktën disa nga) fytyrat e protestuesve të angazhuar në protestë kundër tij, ka nxitur reagime të shumta dhe komente të ashpra në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Rama ironizoi protestuesit, të cilët i quan “flamingo”, duke pretenduar se ata po e paraqesin si fitore një rezolutë të Parlamentit Europian që, sipas tij, nuk lidhet me zonën e Pishë Poro-Nartës, por me zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë.

”Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura,”- e nis Rama postimin, duke iu referuar disa figurave publike që kanë mbështetur haptazi në llogaritë e tyre publike, protestën në fjalë.

Teksa në rrjet janë zbuluar me shpejtësi identitetet, influencerja Dea Michele, që është një nga emrat që thuhet se shfaqet mes fotove të Ramës, shprehet se postimi i kryeministrit nuk ka për qëllim informimin e publikut, por intimidimin e protestuesve. Ndërkohë moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila pretendohet se është pikërisht ajo, pas kaçurrelave të postuara nga kryeministri, e ka trajtuar me humor e ironi.

Moderatorja Fjoralba Ponari shkruan “e shkreta administratë” duke nënkuptuar presionin e madh që u bëhet punonjësve shtetërorë.


Një tjetër influencere, Dea Vieri shkruan në reagimin e saj se protestuesit që janë shfaqur në krye të protestës janë njerëz të pavarur ekonomikisht.


Në një tjetër reagim thuhet se nxjerrja e protestuesve me figurë nga ana e kryeministrit nuk është alarm për ta, por për demokracinë në vend.


Zoom.al/

Postime të lidhura