Aplikacion
Presidenti i SHBA dhe ai i Iranit kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare paqeje që synon t’i japë fund luftës, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë.
Marrëveshja përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit dhe ndërprerjen e të gjitha llojeve të sanksioneve ndaj Teheranit nga SHBA-të.
Por çështja e programit bërthamor të Iranit, arsyeja kryesore e deklaruar nga SHBA-të për konfliktin, duhet të negociohet ende gjatë një periudhe 60-ditore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili nënshkroi marrëveshjen në Francë gjatë samitit të G7-ës tha se kjo do të shmangte një katastrofë ekonomike”. Megjithatë, ai paralajmëroi se SHBA-të do ta bombardonin Iranin nëse nuk do të arrihej një marrëveshje përfundimtare.
Teherani konfirmoi se edhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkroi dokumentin të mërkurën.