Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duke e cilësuar atë si “agjente të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit”.
Nga Kuvendi i Shqipërisë, Berisha ka pretenduar se SHISH është përfshirë në mbështetje të strukturave që synojnë të kontrollojnë dhe shtypin protestat në vend, duke pretenduar se angazhuar “specialistë serbë” për këtë qëllim.
”Kryetarja e SHISH, agjente e Ramës dhe Vuçiç, ka marre specialiste serbe si te mbyse protesten”, tha kryedemokrati.
Berisha deklaroi në Kuvend se opozita nuk do të vijojë me asnjë çështje tjetër pa kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, qoftë përmes dorëheqjes ose mocionit.
Ai ka akuzuar mazhorancën se po tenton të injorojë kërkesat e qytetarëve dhe protestat e tyre, të cilat sipas tij kanë marrë mbështetje edhe ndërkombëtare.
“Nuk mund të shtypni me kartona kërkesat mbarëqytetare… Kërkesat e qytetarëve për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës… janë injoruar,” është shprehur ai.