zoom

Lajme

Debate në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Debate në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Partia Demokratike bllokoi foltoren në seancë e sotme plenare, duke kërkuar që t’i jepej fjala kryetarit të selisë blu, Sali Berisha.

Në pamundësi për të vijuar seancën plenare në mënyrë të rregullt, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu punimet për 15 minuta, por edhe në nisje pati sërish tensione.

Më herët gjatë seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, debatuan mbi kërkesat e paraqitura nga protestuesit, të cilët prej 18 ditësh kanë marshuar në Tiranë kundër investimit në Zvërnec.

Postime të lidhura