Aplikacion
Të tjera përgjime të grupit të Arubas kanë nxjerrë në dritë mekanizmat se si paratë e drogës futeshin në industrinë e ndërtimit dhe se si merreshin lejet për pallate, nëpërmjet njohjeve në qeveri.
Në komunikimet SkyEcc të Alfred Hamzai dhe Ardian Zykaj, të zbardhura nga SPAK në dosjen hetimore që Zoom.al ka mundur ta konsultojë, ata flasin për ndërhyrjet që Besnik Myftari (Beso) do të bentë për të marrë lejen për të ndërtuar te “toka te Juvenilja”, pranë stadiumit “Air Albania”.
Alfred Hamzai i shkruan Ardian Zykajt në një moment që ishte në kafene me Beson dhe i thotë se Beso do të flasë me Ramën për të marrë lejen.
“Me Beson jam. Më thotë për tokën te Juvenilja, shokët e mi do ndërtojnë, e sigurt. Del Besua garant. Po e mbyll. Tani do flasim, sa të ikë njëri që është këtu. Të shkruaj sa të mbarojë. Po eci me tokën, se Besua më thotë e sigurtë fitojmë një 3she ndërtim, 3 milion. Dhe e ka Besua muhabetin, jo këta. Derman, sa mbarova me cunat e Kapricos (Adrian dhe Erjon Rama). Fola për përqindjet se Besua iku me atë shokun që kishte me vete. Ok më thanë, si të dojë dermani. Do flisnin dhe me Beson, por ok çdo gjë. 50 me 50 tokën te Juvenilja derman, që mbyllëm sot. Më thuaj dhe i them unë. 50 kemi qenë të 4 te besua, unë dhe Toni. Fol me Beson, ndaj me Beson. Këta, me ça pashë unë, çfarë thua ti bien dakord. Ka marrë fund fare. Dhe një gjë më tha Besua, shumë të rëndësishme. Kam ca investitorë të fortë shumë dhe flas me Ramën.”
Kjo është hera e dytë që në këto biseda përdoret emri “Rama”. Sipas dosjes së prokurorisë, me emrin “Rama” anëtarët e grupit të Artur Shehut nuk u referohen vëllezërve Rama, që janë pronarë të bar Kaprico në Bllok, pasi ata i quajnë si “çunat e Kapricos”. Ka dyshime se bëhet fjalë për bisedat që Besnik Myftari merrte përsipër të zhvillonte me kryeministrin Edi Rama, por nuk ka asnjë provë në dosjen e SPAK që biseda të tilla mes tij dhe kreut të qeverisë të kenë ndodhur.
LEXO EDHE:
Opozita e akuzon kryeministrin Rama se është në dijeni të investimeve prej qindra milliona eurosh që grupi i Arubas do të bënte në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Sipas saj, në takimin në Aruba me Artur Shehun dhe Adrian Ramën ka qenë edh eish -sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, deputeti Damian Gjiknuri dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. /Zoom.al