Aplikacion
Kapiteni i Argjentinës, 39-vjeçari Lionel Messi, vijon të shkruajë historinë e futbollit botëror, duke vendosur një tjetër rekord në Kupën e Botës 2026.
Në suksesin 3-1 të Argjentinës ndaj Jordanisë, sulmuesi argjentinas realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 80-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij dhe duke hyrë sërish në librat e historisë.
Me këtë realizim, Messi u bë futbollisti i parë që shënon në shtatë ndeshje radhazi në fazat finale të Kupës së Botës, duke lënë pas emra legjendarë si Just Fontaine dhe Jairzinho, të cilët kishin arritur të shënonin në gjashtë takime të njëpasnjëshme.
Seria rekord e argjentinasit nisi në Botërorin e Katarit 2022. Ai gjeti rrugën e rrjetës ndaj Australisë në fazën me eliminim direkt, më pas shënoi kundër Holandës dhe Kroacisë, ndërsa në finalen ndaj Francës realizoi dy gola, duke udhëhequr Argjentinën drejt trofeut botëror.
Edhe në Botërorin 2026, Messi ka vazhduar të jetë vendimtar. Ai realizoi tre gola ndaj Algjerisë, dy kundër Austrisë dhe tashmë një tjetër ndaj Jordanisë, duke e çuar në shtatë numrin e ndeshjeve radhazi me gol në Kupën e Botës./ Zoom.al