Aplikacion
Shqiptarët, të emigruar në vende të ndryshme të Evropës, kanë mbërritur në Tiranë për tiu bashkuar protestuesve në tubimin që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Autokolona mbuluar me flamujt kuqezi mbërriti në kryeqytet pasditen e sotme me qëllim pjesëmarrjen në protesten para Kryeministrisë.

Një emigrant, i ardhur nga Frankfurti, tha se rruga ka zgjatur mbi 30 orë dhe se pjesëmarrja e tyre vjen si një detyrim moral ndaj situatës në vend. Sipas tij, emigrimi nuk duhet të jetë e vetmja alternativë për shqiptarët dhe shpresa mbetet rikthimi në vend.
“Nga Frankfurti. Kemi mbi 30 orë që kemi udhëtuar. Protesta është magjike. Kjo është arsyeja pse kemi ardhur. Na është dukur detyrim, dhe duam tu gjendemi pranë që njerëzve që janë këtu. Nuk duam që ata të përfundojnë emigrantë si ne dhe duam të kemi mundësi të kthehemi”, tha një ai.
Një emigrant nga Londra u shpreh se shpreson që kjo të jetë dita e fundit e qëndrimit në pushtet të Edi Rama, duke shtuar se janë organizuar rreth 1 mijë makina nga vende të ndryshme të Europës për t’iu bashkuar protestës.
“Kemi ardhur nga Londra jemi nisur që pardje. Na shtyu zoti kryeministër i cili nuk pati asnjë reagim. Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit për të. Jemi mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa”, u shpreh një tjetër.
“Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit. Unë po të isha Edi nuk do të doja të isha në vend të tij. Jemi këtu se kemi gjak shqiptari. Kemi ardhur ti japim forcë e moral shqiptarëve për ti thënë që nuk janë vetëm. Ne kemi ikur por nuk kemi humbur” deklaroi një emigrant.