Aplikacion
Kanë nisur protesta kundër kryeministrit Edi Rama para godinës qeveritare.
Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” ku dëgjoheshin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe me pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Me flamuj në duar te SHBA dhe BE, ata u vendosën ne Bulevard duke përsëritur thirrjet për dorëheqje të Kryeministri Rama.
Kjo protestë shënon ditën e 21-të të tubimeve të vazhdueshme, ndërsa kanë mbërritur edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë ardhur posaçërisht për të marrë pjesë në protestë.






